Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
Policia e Kosovës tregon detajet e tentativës për vrasje të avokatit Azem Vllasi - Kercova.info

Policia e Kosovës tregon detajet e tentativës për vrasje të avokatit Azem Vllasi

0
Email

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona sit ë dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë të avokatit Azem Vllasi.

Në një konferencë për mediat lidhur me këtë ngjarje, zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, ka bërë të ditur se për hetimin e rastit dhe lokalizimin e personave të dyshuar, ka asistuar edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë arritur që ta bëjnë lokalizimin e personave të dyshuar. M.J (1956) është personi i parë, si dhe A.LL (1965), dyshohet që është pjesëmarrës në këtë rast”, ka thënë Kelani.

Më tej, sipas tij efektivët e policisë ka bërë bastisjen e lokacioneve të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve.

Po ashtu, janë sekuestruar dokumentet e të dyshuarve dhe incizimet e kamerave.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com