Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
‘Vdekje Amerikës’: A është hapur ‘Kutia e Pandorës’? - Kercova.info

‘Vdekje Amerikës’: A është hapur ‘Kutia e Pandorës’?

0

Një gazetë pro-Hezbollah në Liban deklaroi “Vdekje Amerikës” në faqen e parë, ndërkohë që tensionet në Lindjen e Mesme janë shtuar ndjeshëm pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Protesta të shumta janë zhvilluar në vendet myslimane, ndërsa mediat perëndimore druhen se është hapur ‘Kutia e Pandorës’ në një rajon që dukej se kishte njohur momente çtensionimi për disa kohë.

Në një fjalim të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara e njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. “Sot më në fund, Shtetet e Bashkuara po njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit”, tha Presidenti amerikan. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po fillojnë procesin e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, një zhvillim që po shkakton reagime negative nga shumë vende të botës.

“Jeruzalemi nuk është vetëm zemra e tre feve të mëdha, por tani është edhe zemra e një prej demokracive më të suksesshme në botë”, tha Presidenti Trump. “Gjatë shtatë dekadave të fundit, populli izraelit ka ndërtuar një vend ku hebrenjtë, myslimanët, të krishterët dhe njerëzit e të gjitha besimeve janë të lirë të jetojnë dhe adhurojnë sipas ndërgjegjes dhe besimeve të tyre”.

Presidenti Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara “mbeten thellësisht të përkushtuara në përpjkejet për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqësore të pranueshme për të dyja palët, Izraelin dhe palestinezët”. “Unë kam ndërmend të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha ai.

Shtetet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se vendimi i debatueshëm mund të nxisë tensione në rajon dhe do të dëmtojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqësore arabo-izraelite.

Palestinezët po bëjnë thirrje për tre ditë protestash kundër vendimit të Presidentit Trump.

“Sot është një ditë e zezë për paqen në Lindjen e Mesme”, tha pas vendimit Dr. Husam Zomlot, përfaqësues i lartë i Organizatë për Çlirimin e Palestinës.

Reagime të shqetësuara ndërkombëtare
Komuniteti ndërkombëtar reagoi menjëherë pasi Presidenti Trump e bëri njoftimin.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.
“Që ditën kur mora detyrën, unë kam folur kundër masave të njëanshme që mund të rrezikonin perspektivën e paqes për izraelitët dhe palestinezët”, u tha ai gazetarëve.
Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas tha se deklarata e zotit Trump për Jeruzalemin “ëshhtë një deklaratë tërheqjeje nga nga roli që ka luajtur në procesin e paqes”.
Egjipti, vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1979, e denoncoi vendimin e Presidentit amerikan. Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme shprehte shqetësimin tek pasojat që mund të kishte ky vendim tek rajoni dhe për ndikimin “jashtëzakonisht negativ” tek procesi izraelito-palestinez i paqes.
Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi menjëherë.
“Është një vendim për të ardhur keq i marrë nga Amerika lidhur me Jeruzalemin. Franca nuk është dakord, pasi bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe nuk merr parasysh rezolutat e Këhillit të Sigurimit të OKB-së”.

Papa Françesku shprehu “shqetësimin e thellë” për këtë lëvizje të Presidentit Trump, ndërsa Turqia bëri thirrje për një takim të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik për të koordinuar një reagim.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e përmendi këtë çështje në një dalje publike më herët të mërkurën.

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson tha se vendi i tij nuk ka plane ta zhvendosë ambasadën.

“Ne i shohim këto njoftimet me shqetësim sepse ne mendojmë se Jeruzalemi natyrisht duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve, një marrëveshje që ne duam të arrihet”, tha zoti Johnson.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti thjesht po njeh një realitet historik dhe modern.

Para njoftimit, Presidenti Trump u telefonoi pesë udhëheqësve ë Lindjes së Mesme të martën, për t’i informuar për vendimin: kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas, mbretin jordanez Abdullah, ëresidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbretin saudit, Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, nuk jepte shumë detaje për bisedat përveçse “udhëheqësit diskutuan gjithashtu vendime të mundshme përsa i takon Jeruzalemit”.

Aty shtohej se zoti Trump rikonfirmonte angazhimin për të çuar përpara bisedimet izrealito-palestineze të paqes dhe rëndësinë e mbështetjes së atyre bisedimeve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të martën në mbrëmje se zoti Trump e njeh Jeruzalemin jo vetëm si kryeqytetin historik të popullit hebre, por ka qenë vendndodhja e qeverisë izraelite që nga themelimi i Izraelit modern në vitin 1948.

Zyrtarët thonë se presidenti do të urdhërojë Departamentin e Shtetit që të fillojë të bëjë plane për të zhvendosur ambasadën amerikane atje nga Tel Avivi. Ata thonë se procesi do të zgjasë disa vjet, përfshirë gjetjen e vendit, sigurimin e fondeve dhe ndërtimin e një godine të re. Deri atëherë, zoti Trump do të nënshkruajë një dokument për shtyrjen e zhvendosjes, një veprim që bëhet në mënyrë të rregullt nga një president amerikan.

Sipas një ligji të nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton në vitin 1995, ambasada duhet të zhvendoset në Jeruzalem, nëse presidenti nuk nënshkruan një dokument çdo gjashtë muaj, sipas së cilit kjo zhvendosje do të rrezikonte sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Çdo president, që nga presidenti Clinton deri tek presidenti Trump, e ka nënshkruar këtë dokument.

“Shtetet e Bashkuara kanë me qera një hapësirë toke në Jeruzalemin Perëndimor për të cilën paguajnë një dollar në vit. Por do të duhej të bëhej një punë e jashtazakonshme jo vetëm përsa i takon ndërtimit, por edhe për lëvizjen e njerëzve dhe objekteve nga Tel Avivi”, i tha Zërit të Amerikës, Michael Fischbach, profesor historie i Universitetit “Randolph-Macon”.

Dennis Ross ishte zyrtari kryesor amerikan për procesin e paqes së Lindjes së Mesme, për tre president dhe ka punuar me izraelitë dhe palestinezë për të arritur marrëveshjen kalimtare të vitit 1995. Ai tha të martën se zoti Trump duket se po lë hapësirë të konsiderueshme si për izraelitët, ashtu edhe për arabët, për të manovruar në ambjentin e ri.

“Është shumë e rëndësishme që presidenti të krijojë mekanizma të mjaftueshëm që miqtë tanë të jenë të bindur se kjo nuk ndryshon aftësinë e palestinezëve, arabëve që kanë prirjen ta shohin Jeruzalemin jo vetëm si çështje palestineze, por edhe rajonale, që pozicioni i tyre, shqetësimi

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com