Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
“Plaçkitësit” nesër në Kumanovë - Kercova.info

“Plaçkitësit” nesër në Kumanovë

0

Më 13 janar, në Teatrin e Kumanovës do të shfaqet premiera e komedisë “Plaçkitësit”, sipas Joe Orton nën regjinë e Ben Apollonit.

““Plaçkitësit” është një komedi e zezë me plot kuptimin e fjalës, sepse ndodhë në ditë funerali, në një ditë kur familjarët e të vdekurës do të duhej të ishin duke mbajtur zi, por ata në atë ditë i bëjnë të gjitha të zezat, duke mos pasur pikë respekti për të vdekurën. Kjo komedi e mbushur përplot situata e batuta komike, në fakt është shumë e hidhur dhe fshikulluese për njeriun e kohës tonë i cili ka humbur të gjitha vlerat njerëzore. Vlera për të cilat gjithmonë është folur, por duket se kurrë nuk kanë ekzistuar”

Personazhet e kësaj shfaqjeje do të vijnë nën interperpretimin e aktorëvë: Sefedin Shabani, Rabije Alilovska, Shkëlqim Islami, Ismail Kasumi, Qazmedin Nuredini dhe Beqir Nuredini.

Pjesë e ekipit që kanë punar për realizimin e kësaj shfaqjeje janë: Artur Lena, i cili e ka përkthyer veprën, Ibër Deari, asistent regjisor, Bjondina Abduli, kostumet, Armend Ademi, skenografine, Orhan Shaqiri, muzikën dhe Jakup Jakupi, organizator.

Shfaqja i dedikohet aktorit kumanovar dhe profesorit të aktrimit, Sefedin Nuredini, i cili një vit më parë iku në amshim.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com