Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
S’ju ka faj kush, as Zaevi e Ahmeti, bëhuni bashkë ose fundi fatal?! - Kercova.info

S’ju ka faj kush, as Zaevi e Ahmeti, bëhuni bashkë ose fundi fatal?!

0

Në rast se partitë opozitare shqiptare nuk bëhen bashkë në një front të përbashkët, me interesa të qarta politike, atëherë fundi i tyre do të jetë fatal dhe se askush nuk do ti ketë faj, as Ali Ahmeti e as Zoran Zaevi. Ky është një vlerësim i një diplomati aleat i partive shqiptare në Maqedoni, i cili për INA thekson se është i brengosur për skenën politike shqiptare dhe shembjen e vazhdueshme të opozitës shqiptare.

“Përvojat janë të hidhura, duke pasur parasysh se kemi pasur parti të shëndosha opozitare, me figura eminemte që nuk kanë vazhduar betejën politike, por janë dorëzuar. Pastaj problem është përçarja e thellë dhe sa kam informacione më shumë janë interesat dhe rigrupimet e brendshme. Unë mendoj se shpëtimi është tek mbizotërimi i arsyes së shëndoshë dhe një frymë bashkëpunimi, e cila do të linte prapa dukuritë përçarëse.”, thotë për INA, diplomati nga një vend anëtar i NATO-s.

Sipas tij, në rast se nuk arrihet unifikimi apo krijimi i një koalicioni më të gjerë, ku opozita do të takohej shpesh dhe do të fliste me një agjendë të përbashkët, atëherë gishti nuk duhet të drejtohet tek Zoran Zaevi apo Ali Ahmeti, por tek prijësit opozitar përçarës. “Ky është elementi i parë që duhet pastruar duke qenë transparent edhe me elektoratin dhe votuesin opozitar”, nënvizon diplomati.

Kohë më parë ndodhi përçarja e bllokut Aleanca për Shqiptarët, ku bënin pjesë LR-PDSH, Uniteti dhe RDK. LR-PDSH më vonë u pagëzua në Aleanca për Shqiptare si subjekt politik, duke theksuar se kjo parti është pjesë e marrëveshjes midis tyre që të formohet një subjekt i vetëm politik. Por kjo nuk u pranua nga dy partitë e tjera. Vetëm pak javë më parë, përçarjet shpërthyen edhe tek BESA, e cila tashmë është ndarë në dy blloqe, me dy kryetarë të përkohshëm.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com