Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
Strugë: Kumarxhiun e zë gjumi në kazino - Kercova.info

Strugë: Kumarxhiun e zë gjumi në kazino

0

Se orari i punës i patrullave të sigurimit mund të jetë shumë interesant, ka dëshmuar edhe një rast i pazakonshëm gjatë ditës së mërkurë, që është evidentuar në buletinin e një agjencie. Kumarxhiu ka fjetur në kazino të Strugës, me ç`rast është dashur të intervenojë sigurimi.
Nga kazinoja e Strugës në Maqedoni, të mërkurën rreth orës 16,30, ne qendrën kujdestare operative të agjencisë ka ardhur një thirrje për panik, shkruan „Republika“, përcjellë Shtegu.com. Patrulla e sigurimit menjëherë është nisur në drejtim të lokalit për të intervenuar, por atje janë ballfaquar me një situatë qesharake.
Të punësuarit e kazinos në të vërtetë kanë thirrë patrullën pasi nuk kanë mundur ta zgjedhin situatën në të cilën, paraprakisht një lojtar është dehur në kazino. Me siguri për shkak të sasisë së konsumuar të alkoolit, të panjohurin e ka zënë gjumi dhe ka fjetur në ruletin në të cilin e ka provuar fatin. Pas kërkesës së të punësuarve, personi është larguar nga lokali.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com