Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
Të gjitha amandamentet e VMRO-së janë pranuar - Kercova.info

Të gjitha amandamentet e VMRO-së janë pranuar

0

Shërbimi për informim i Kuvendit nëpërmjet një reagimi me shkrim hedh poshtë pohimet e VMRO DPMNE-së për gjoja hedhjen e amendamenteve në kontejnerë. Në njoftim thuhet se pas kontrollit të brendshëm është përcaktuar se të gjitha amendamentet e parashtruara për Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë pranuar me rregull në arkivin e Kuvendit, ndërsa amendamentet e paraqitura në publik janë kopje të amendamenteve të cilat janë futur me rregull në procedurë dhe janë publikuar në e-parlament, me çka janë të kapshme për të gjithë 120 deputetët dhe për publikun. Në njoftim thuhet se duke pasur parasysh numrin e madh të amendamenteve të parashtruara, Shërbimi i Kuvendit me rregull po vepron në kornizat e detyrave të veta edhe gjatë ditës së sotme, deri në përfundimin e plotë të procesit, thuhet në reagimin e shërbimit për informim të Kuvendit.

Kuvendi i Maqedonisë

“Sipas gjendjes së përcaktuar faktike, konstatimet e prononcuara në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së në ditën e sotme dhe të djeshme janë përpjekje për manipulimin e ashpër me publikun dhe diskreditimin e Shërbimit të Kuvendit. Si Dhomë Ligjvënëse apelojmë që subjektet politike të përmbahen nga spekulimet dhe mos ta dezinformojmë opinionin, sepse kjo e dëmton autoritetin e Kuvendit dhe proceset reformuese rrjedhëse.”

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com