Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
Zgjedhjet lokale, Kadriu: Kandidatët të ofrojnë program konkret - Kercova.info

Zgjedhjet lokale, Kadriu: Kandidatët të ofrojnë program konkret

0
Sipas profesorit universitarë Osman Kadriu, partitë politike kanë një relevancë të veçantë edhe përgjegjësi të madhe në përzgjedhjen e tyre.
Ata duhet të sigurojnë kandidatë të aftë dhe me kapacitete të mjaftueshme thotë Osmani duke veçuar dy kritere të rëndësishme të cilat sipas tij janë garancë se posti do të ushtrohet me përgjegjësi.
“Kriteri i parë është, se duhet të respektohet ai kapaciteti ose pregaditja konkrete për profesione konkrete që të jenë të shfaqur, të jenë të vrejtur të jenë të dalluar në funkcione në profesione konkrete dhe kriteri i dytë që është mjaft i rëndësishëm ndërsa më së paku respektohet në shoqërinë tonë dhe në maqedoni në veçanti të jenë të ndershëm, pra me ndershmëri me moralitet ta ushtrojë këtë post. Në qoftë se këto dy kritere respektohen atëherë do të mund të presim se kemi kandidat me kapacitet të duhur”, shprehet profesori universitar Osman Kadriu.
Me që bëhet fjalë për zgjedhje vendore, partitë politike përkatësisht kandidatët e tyre duhet të ofrojnë program konkret të adaptuar për nevojat e qytetarëve dhe jo të fokusohen në politika që nuk janë në kompetencat e tyre.
“Partitë politike në fushatë parazgjedhore duhet të dalin me program të veçantë, jo atë program dhe detyra që duhet të kryhen në nivel të shtetit nga ana e deputetëve por duhet të fokusohen në veçanti për interest e qytetarëve të cilat ato duhet t’i realizojnë në bazë prandaj edhe programet duhet të adaptohen për çka premtojnë partitë politike. Çka premtojnë dhe çka do të realizojnë bartësit e pushtetit vendorë për interest e qytetarëve ne bazë”, shprehet profesori universitar Osman Kadriu.
Kandidatët janë vetëm propozime të partive politke ndërsa vendimin meritorë e sjell vota e populli thotë Kadriu.
Por sipas tij me rëndësi është që zgjedhësit të jenë mirë të njoftuar me programet që do t’i afrojnë kandidatët e nominuar ndryshe sërish partitë mund të ballafaqohen me dështimin e politikave kadrovike. Zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetorë të këtij viti.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com