Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
Rama flet për largimin e Tahirit dhe thumbon sërish Ballën: Je esëll? Më duket sikur ke dalë nga çadra - Kercova.info

Rama flet për largimin e Tahirit dhe thumbon sërish Ballën: Je esëll? Më duket sikur ke dalë nga çadra

0
Email

Kryeministri Edi Rama ka folur për lëvizjet në qeveri, në emisionin “Top Story”.

Unë nuk e kam shkarkuar Saimir Tahirin, nuk kam shkarkuar asnjërin prej ministrave. Jemi sot në një moment kyç.

18 qershori nuk vendos vetëm kush fiton zgjedhjet, por edhe si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh.

Saimir Tahiri nuk është shkarkuar asnjëherë për arsye të sulmeve të opozitës.

Është ministri më i sulmuar.

Janë mbi 1400 konferenca shtypi, statuse, sulme të shkruara nga PD, pra nga udhëheqja e PD dhe deputetët e saj mbi Saimir Tahirin dhe nuk është shkarkuar.

Sot nuk kërkohet shkarkimi i Saimir Tahirit, sot ata që kanë dalë në bulevard kërkojnë shkarkimin e gjithë qeverisë”, tha Rama.

Ndërkohë, teksa Balla i drejtonte pyetje, Rama i drejtohet me fjalët: “Je esëll? Më duket sikur ke dalë nga çadra”, duke iu referuar çadrës së protestës së opozitës.

Më pas gazetari ka replikuar duke i thënë se nuk është shfaqje e huaj të jesh me opozitën apo të shkosh në çadrën e protestës së saj.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com