Minibus Hire Leeds Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool MiniBus Hire Minibus Hire Manchester Minibus Hire Newcastle National Minibus Hire Minibus Hire wakefield
Si do të rrisë PBB-në, shtrirja e internetit broadband në Shqipëri? - Kercova.info

Si do të rrisë PBB-në, shtrirja e internetit broadband në Shqipëri?

0

Niveli i depërtimit të shërbimin të internetit me brez të gjerë (broadband) fiks për popullsi në vendin tonë është vetëm 9.3%, tregues ky tepër i ulët, përkundrejt 32.5 % të penetrimit të po këtij shërbimi në vendet e Bashkimit Europian.

Në epokën e zhvillimeve të jashtëzakonshme të teknologjisë, duke filluar nga konsumimi gjithnjë e në rritje i kontentit, videove dhe aplikacioneve deri te sfidat që sjell Internet of Things (IoT – Interneti i Sendeve), fjala kyç në fushën e telekomunikacionit mbetet shërbimi i transmetimit të të dhënave ose thënë ndryshe “shërbimet data”.

Në rastin e Shqipërisë, ka ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me përdorimin e shërbimit data.“Ne presim në një të ardhme të afërt, që përdorimi i shërbimeve data të vazhdojë të rritet si në rrjetin fiks dhe në atë celular.” – deklaron Drejtori Ekzekutiv i ALBtelecom Tahsin Yilmaz, në një intervistë për sfidat e tregut të telekomunikacionit në Shqipëri për revistën ekonomike Monitor.

Në mënyrë më specifike, “ALBtelecom ka fokusuar burimet dhe resurset e tij kryesore për zhvillimin dhe nxitjen e prezencës me rrjetin e internetit me brez të gjerë (broadband) në Shqipëri”, sqaron Drejtori Ekzekutiv i ALBtelecom, kompanisë më të madhe të rrjetit fiks në vend.

Rritja e nivelit të depërtimit, do të thotë më shumë hapësirë ​​dhe mundësi për zgjerim të mëtejshëm dhe për zhvillim më të madh ekonomik të vendit..” – vijon Z. Yilmaz, duke shtuar se ALBtelecom, kompania që ai drejton është teknikisht dhe komercialisht e gatshme për këtë të ardhme.

Në fakt, një sërë studimesh argumentojnë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis bandës së gjerë (kapacitetit broadband të përdorur) dhe rritjes ekonomike të matur si PBB për banor.

Në Shqipëri, niveli i depërtimit të shërbimin të internetit me brez të gjerë (broadband) fiks për popullsi është vetëm 9.3%, tregues tepër i ulët, përkundrejt 32.5 % të penetrimit në shërbimin broadband fiks në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian (BE). Ndërkohë që, nga të gjithë vendet e BE-së, shteti që ka normën më të ulët të penetrimit në shërbimin e internetit me brez të gjerë (broadband) fiks është Italia me 25.7%, një shifër kjo që gjithsesi qëndron shumë më lart nga shifra e penetrimit në Shqipëri prej vetëm 9.3%.

Qeveria mbetet padyshim e interesuar që të avancojë në dixhitalizimin e vendit, por

treguesit e tregut dëshmojnë qartësisht se në nivel kombëtar jemi ende larg arritjes së këtyre objektivave, gjë që tregon se iniciativat shumë të vlerësueshme dhe rishtare për shërbimet online për qytetarët (“e-governance”, “e-health” apo “e-education”) nuk po mjaftojnë për të nxitur zhvillimin e shërbimeve me brez të gjerë (broadband) në një nivel të tillë që të ndikojë apo të shërbejë si stimulues në zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

“Mbetet shumë e rëndësishme të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe përqendrimin e saj në forma të ndryshme partneriteti me sipërmarrjen private ku interesi i përbashkët për zhvillimin e internetit me brez të gjerë (broadband) dhe përfitimi në fund të ditës përkthehen në arritje konkrete për të gjithë aktorët në treg, si për qeverinë ashtu edhe për biznesin privat, por mbi të gjitha për përdoruesit fundor.” – shpjegon në intervistën e tij Z. Yilmaz.

Në një studim të Bankës Botërore i vitit 2016 titulluar “Eksplorimi i lidhjes mes teknologjisë Broadband dhe Rritjes Ekonomike” konkludohet se një rritje me 10 pikë përqindjeje e depërtimit të broadband-it nga linja fikse do të çonte në rritjen e PBB-së në nivelin 1,21% në vendet e zhvilluara dhe 1,38 në ato në zhvillim.

Një numër studimesh konfirmon se teknologjia broadband është një kontribues në rritjen ekonomike në disa nivele.

Së pari shtrirja e kësaj teknologjie në biznes përmirëson produktivitetin duke lehtësuar adaptimin e proceseve të biznesit në mënyrë më efiçente.

Së dyti, intensifikimi i kësaj teknologjie i jep dorë inovacionit dhe prezantimit të shërbimeve të reja ndaj konsumatorit, që lidhen me qasje më inovatore si aplikacionet apo transaksionet elektronike.

Së treti, broadband kontribuon në rritjen e punësimit, si rezultat i programeve të ndërtimit të rrjetit apo edhe kompanive të tjera që krijohen në ekonomi si pasojë e këtij rrjeti.

Një ndihmë e padiskutueshme shkon edhe në sektorë të tjerë me kosto të lartë transaksionesh si sektori financiar, edukimi apo sektori shëndetësor. Këto sektorë rrisin në mënyrë të dukshme përfitimet nga aplikimet në teknologji.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 Kercova.info | Powered by AlbHosting.com